Nëse jo Alvarez, Barcelona kthen sytë tek një lojtar tjetër
N

Nëse jo Alvarez, Barcelona kthen sytë tek një lojtar tjetër

Pas vështirësive për ta transferuar Julián Álvarezin, kampionët e Spanjës po shikojnë drejt një talenti të ri të La Ligës.

Barcelona ka intensifikuar kërkimet për një sulmues qendre që do t’i bashkohet skuadrës në verë.

Megjithatë objektivi kryesor mbetet Julián Álvarez, por marrëveshja me Manchester City-n shihet si shumë e ndërlikuar.

Sipas “Fichajes”, drejtori sportiv Deco ka identifikuar “Planin B”, Karl Etta Eyong, sulmuesin 22-vjeçar të Levantes, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është shndërruar në një nga surprizat e këndshme të La Ligës.

Kontrata e lojtarit përmban një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, megjithatë “Blaugranët” besojnë se mund ta mbyllin marrëveshjen për një shumë më të ulët.

TË FUNDIT