Laporta përsëri e mbyll derën për rikthimin e Messit te Barcelona
L

Laporta përsëri e mbyll derën për rikthimin e Messit te Barcelona

Një foto e Lionel Messit në “Camp Nou”-n e ri ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe mediat sportive.

Pamja e tij në stadiumin legjendar të Barcelonës ndezi menjëherë spekulimet për një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas në klubin katalanas, ndoshta si huazim gjatë pushimit dimëror të kampionatit amerikan, MLS.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka hedhur poshtë këto zëra në një intervistë për “Catalunya Radio”, duke theksuar se një rikthim i tillë nuk është në planet e klubit.

“Nga respekti për Messin, për lojtarët tanë aktualë dhe për anëtarët e klubit, nuk është koha për të spekuluar me skenarë jorealistë,” – deklaroi Laporta, duke mbyllur kështu çdo diskutim për një rikthim të mundshëm të kapitenit historik të Barcelonës.

Messi aktualisht është i përqendruar te Inter Miami, ku po lufton për të fituar titullin e kampionit në Major League Soccer.

Edhe pse rikthimi i Messit në “Camp Nou” do të ishte një ëndërr për shumë tifozë të Barcelonës, për momentin ai mbetet vetëm një kujtim i bukur i së kaluarës dhe një shpresë për të ardhmen. /AutoPortali

TË FUNDIT