Henry thur elozhe për Mbappen
H

Henry thur elozhe për Mbappen

Ish-sulmuesi Thierry Henry, i cili aktualisht drejton Francën U21 dhe po përgatit skuadrën U23 të “Gjelave” për Lojërat Olimpike, lavdëroi Kylian Mbappen për talentin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivel klubi dhe kombëtareje.

Ish-sulmuesi legjendar krenohet me një karrierë të shkëlqyer, duke luajtur për disa klube të mëdha evropiane si Barcelona, Arsenal dhe Juventus, megjithatë ai beson se 25-vjeçari tashmë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

“Ai më ka kaluar tashmë. Kylian është i shkëlqyeshëm dhe kjo është mirë gjithsesi, sepse ai është Franca, ai është futbolli ynë dhe ne kemi nevojë për këtë djalë që na përfaqëson kudo. Kylian është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Henry për “Le Parisien”.

TË FUNDIT