Dënim i rëndë për Piastrin
D

Dënim i rëndë për Piastrin

Shefi i McLaren-it, Andrea Stella, e quajti të padrejtë dënimin prej 10 sekondash që mori Oscar Piastri pas incidentit në Çmimin e Madh të Brazilit.

Sipas tij, përplasja me Andrea Kimi Antonellin dhe Charles Leclercun nuk ishte vetëm faji i australianit.

“Dënimi ishte tepër i ashpër. Rrota e Piastrit u bllokua pak, por ai ruajti vijën e tij. Përgjegjësia duhet ndarë me Kimin, i cili e dinte që Oscar ishte nga ana e brendshme”, ka thënë Stella.

Pas incidentit, Piastri humbi mundësinë për podium, ndërsa fitoi Lando Norris, tashmë lider në renditjen e përgjithshme me 390 pikë, përpara Piastrit (366) dhe Verstappenit (341).

Gara e radhës zhvillohet në Las Vegas, më 20–22 nëntor.

TË FUNDIT