“Finalja” me Andorrën, sytë janë edhe nga Wembley

“Finalja” me Andorrën, sytë janë edhe nga Wembley

Shqipëria luan finalen e saj me Andorrën për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që futen në fushën mike me vetëm një qëllim, tre pikët.

Gjithsesi, Shqipërisë do t’i duhet një ndihmë edhe nga Anglia, e cila tashmë e ka prerë biletën për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme.

Nëse Shqipëria do të arrijë të fitojë dhe nëse Anglia do të mundë Serbinë brenda në Wembley, atëherë vendi i dytë do të sigurohet automatikisht nga kuqezinjtë.

“Tre Luanët” triumfuan 0-5 ndeshjen e parë në Beograd dhe Thomas Tuchel do të kërkojë që të konfirmojë skuadrën e tij përpara tifozëve anglezë./TCh

TË FUNDIT