NASCAR po punon për formatin e ri të kampionatit
N

NASCAR po punon për formatin e ri të kampionatit

Zyrtarët e NASCAR-it po vazhdojnë të përcaktojnë detajet e formatit të ri të kampionatit, por një gjë është e sigurt, finalja me një garë të vetme nuk do të apilohet më. Sezoni 2025 ishte i fundit që përdori sistemin aktual të “Final Four”, ku katër pilotë luftonin për titullin në garën e fundit.

Organizata po shqyrton disa opsione, përfshirë rikthimin e formatit të “Chase for the Championship” me 10 gara (i përdorur nga 2004–2013) ose një sistem eliminimi me tetë pilotë në katër garat e fundit.

Drejtori i komunikimeve të garave, Mike Forde, tha se janë marrë të gjitha komentet nga komiteti i playoff-it, që përfshinte pilotë, pronarë ekipesh dhe ekspertë të industrisë, dhe se vendimi përfundimtar do të merret para garës hapëse “The Clash” më 5 shkurt.

Formati aktual, që u përdor për 11 sezone, u kritikua pas finales në Phoenix, ku Kyle Larson fitoi titullin në “overtime”, ndërsa Denny Hamlin humbi për shkak të një defekti të William Byron. Kjo dhe humbja e Connor Zilisch në serinë Xfinity e forcuan vendimin për ta ndryshuar sistemin.

TË FUNDIT