Skandal, komentatori austriak ofendon nënën e pilotit të F1 (VIDEO)
S

Skandal, komentatori austriak ofendon nënën e pilotit të F1 (VIDEO)

Gjatë sprintit të Formula 1 në Brazil, piloti vendas Gabriel Bortoleto pësoi një aksident dramatik me 339 km/h, duke u përplasur dy herë në mur dhe duke përjetuar një forcë prej 57G. Edhe pse makina u shkatërrua, 21-vjeçari shpëtoi pa lëndime.

Në momentin e aksidentit, ORF transmetoi pamjet e familjes së tij të tronditur në garazh, përfshirë nënën Andrea dhe të dashurën Izabela. Komentatori Franz Tost, ish-shef i Toro Rosso, bëri një koment të papërshtatshëm duke thënë: “Ai është ende duke mësuar. Nëna e tij s’ka pse të duket kaq budallaqe”.

Deklarata shkaktoi reagime të ashpra ndaj ORF-it dhe Tostit. Pas gati një jave heshtjeje, televizioni kërkoi falje, duke e cilësuar komentin “plotësisht të papërshtatshëm”, por pa sqaruar se çfarë masash do të merren apo nëse Tost do të vazhdojë komentimin në garat e mbetura të sezonit.

TË FUNDIT