Lancia zyrtarizon vendimin e rëndësishëm (VIDEO)
L

Lancia zyrtarizon vendimin e rëndësishëm (VIDEO)

Lancia ka konfirmuar rikthimin e saj në FIA World Rally Championship, duke debutuar në kategorinë WRC2 gjatë Rallye Monte Carlo 2026 (22–25 janar). Marka legjendare, më e suksesshmja në historinë e rally-t, do të garojë me modelin e ri Lancia Ypsilon Rally2 HF Integrale.

CEO Luca Napolitano njoftoi se ky hap pason suksesin e modeleve Ypsilon Rally4 HF dhe Ypsilon HF Racing. Në zhvillimin e makinës së re ka kontribuar edhe dy herë kampioni i botës Miki Biasion, i cili fitoi titujt e tij me një Lancia Delta Integrale.

Ypsilon Rally2 HF vjen me motor 1.6 turbo, tërheqje në katër rrota dhe kambjo sekvenciale me 5 marshe, në përputhje me rregulloren RC2. Ajo do të garojë në WRC2 dhe në kampionatet kombëtare të rally-t.

TË FUNDIT