Ekipi Juanflatroo dhe Xhoci do të jetë pjesëmarrës në turneun e madh “Rugove CS2 Charity Tournament 2024”.
Ekipi Juanflatroo që përbëhet nga lojtarët Flatro Halimi, Qëndrim Hajrizi, Genc Kolgeci, Rigon Gashi do të përballet me ekipin e Xhocit i përbërë nga Ernest Xhoci, Kujtim Rexhepi, Dionis Budeci, Fatlum Abrashi dhe Enis Hyseni.
“Showmatchi” do të zhvillohet në kuadër të garës që për qëllim ka mbledhjen e fondeve për Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth autizmit tek moshat e reja.
Garë e madhe organizohet nga Federata Esports e Kosovës në bashkëpunim me Korporatën “Rugove”.
Gara e lojës së famshme “Counter Strike 2” mbahet më 23 dhe 24 mars.
Pjesëmarrës do të jenë rreth 640 lojtarë nga 128 ekipe.
Së bashku për autizëm!



