Kombëtarja e Kosovës sot do të zbulojë kundërshtarin në fazën play-off për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës në orën 13:00, ku do të përcaktohen çiftet e gjysmëfinaleve dhe finaleve të play-off-it.
Në të njëjtin short merr pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Hedhja e shortit do të asistohet nga legjenda Marco Materazzi, së bashku me Christian Karembeu dhe Martin Dahlin.
Kujtojmë se kundërshtarët e mundshëm për Kosovën dhe Shqipërinë janë: Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi./AutoPortali



