Renditja e re e FIFA-s, Kosova me rekord historik pas rezultateve të fundit
R

Renditja e re e FIFA-s, Kosova me rekord historik pas rezultateve të fundit

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje historike në renditjen e re të FIFA-s, pas paraqitjeve mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ siguruan kalimin në play-off pasi e mbyllën Grupin B në vendin e dytë, duke lënë pas vetes rivalë si Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

Në këtë kampanjë, Kosova regjistroi tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, duke triumfuar së fundmi në Ljubljanë ndaj Sllovenisë dhe duke barazuar 1–1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Këto rezultate kanë sjellë një tjetër ngritje të madhe në renditjen e FIFA-s.

Pas pozicionit të 84-të në nëntor, Kosova ka ngjitur edhe katër vende të tjera dhe tani renditet e 80-ta në botë, duke kaluar përfaqësuese si Curaçao, Guinea, Mali i Zi e të tjera.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë dy pozita dhe aktualisht mban vendin e 63-të në renditje.

Lista e plotë e përditësuar e FIFA-s e gjeni KËTU

TË FUNDIT