KB Trepça përfundon garat në FIBA Europe Cup
K

KB Trepça përfundon garat në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës, KB Trepça, e ka mbyllur fazën e grupeve në FIBA Europe Cup me ndeshjen e fundit të zhvilluar në Poloni, ku u mposht nga Anwil me rezultatin 96:78 (21:17, 32:19, 21:22, 22:20).

Skuadra polake bëri diferencën në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsinë 53:36.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por nuk mjaftoi që mitrovicasit të riktheheshin në lojë.

Në një grup tejet sfidues, Trepça e përfundoi garën pa fitore, ndërsa Anwil mbylli me bilanc 3–3.

Te mitrovicasit u dalluan Chad Brown me 19 pikë, JaCori Payne me 18 dhe Mikaile Tmusiq me 17.

Ndërkohë, Braunschweig dhe PAOK do ta vendosin mes tyre se kush do të marrë vendin e parë në grup.

TË FUNDIT