Piloti i Red Bull, Yuki Tsunoda, ka pranuar se ndihet i nervozuar për të ardhmen e tij në Formula 1, pasi vendimi për përbërjen e skuadrës për 2026 ende nuk është marrë. Pritet që rookie Isack Hadjar të promovojë si partner i Max Verstappen, gjë që mund ta lërë Tsunodën jashtë ekipit.
“Do të ishte gënjeshtër të thosha se nuk jam nervoz”, tha Tsunoda. “Por nuk mund t’i kontrolloj vendimet e ekipit, mund të jap vetëm performancën time më të mirë”. Ai shtoi se kur mban helmetën, përqendrohet dhe shijon garën, pavarësisht presionit.
Tsunoda synon të ndihmojë ekipin duke fituar pikë në Las Vegas dhe duke qëndruar sa më afër Verstappen në kualifikime, ndërsa pranon se duhet të përmirësohet në disa momente të garës.



