Verstapen tregon nëse do të kalojë te Mercedes
V

Verstapen tregon nëse do të kalojë te Mercedes

Kampioni i trefishtë i botës në Formula 1, Max Verstappen, ka thënë se do ta respektojë deri në fund kontratën me Red Bull, e cila skadon në vitin 2028.

Piloti holandez në këtë mënyrë është përgjigjur ndaj spekulimeve për të ardhmen e tij.

“Ashtu siç kam thënë, jam shumë i kënaqur me skuadrën, është e rëndësishme t’i mbajmë njerëzit kryesorë për kohë sa më të gjatë, pasi kjo luan rol në paraqitjet tona. Qëllimi im është të qëndroj këtu deri në fund të kontratës. Kjo do të thotë se kam qenë pjesë e një skuadre, si një familje”, ka thënë Verstappen.

Ai ka fituar në dy garat e para të kampionatit të sivjetmë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, në të dyja rastet u rendit i dyti.

“Dinamika është e mirë dhe të gjithë në skuadër jemi janë të bashkuar. Në shteg mund të vërehet se sa efikasë ishim në vitin e kaluar, prandaj nuk shoh arsye që kjo të ndryshojë”, ka thënë Perez, i cili ka shtuar se për Red Bull do të ishte humbje e madhe nëse Verstappen largohet.

 

 

TË FUNDIT