Tri finale dhe një kampion, Formula 1 hyn në “zonë lufte”
T

Tri finale dhe një kampion, Formula 1 hyn në “zonë lufte”

Formula 1 hyn në tri garat e fundit të sezonit, me Lando Norris në avantazh të madh. Britaniku kryeson me 24 pikë ndaj shokut të skuadrës, Oscar Piastri, dhe 49 ndaj Max Verstappenit, pas dominimit në Meksikë dhe Brazil.

Çmimi i Madh i Las Vegasit hap këtë fazë vendimtare, ku McLaren synon të ruajë avantazhin, duke bërë rregullime aerodinamike dhe të gomave për të qëndruar konkurrues. Nga ana tjetër, Verstappen nuk ka shumë mundësi matematikore, por do të luftojë deri në fund, duke kërkuar çdo pikë të mundshme.

Në Katar do të shpërndahen 33 pikë, me një garë Sprint që mund të ndryshojë renditjen, ndërsa finalja e Abu Dabit mund të vendosë gjithçka, si në vitet e kaluara me skenarë dramatikë. Damon Hill vlerëson se Norris ka disiplinën dhe forcën mendore për të përfunduar sezonin si kampion.

TË FUNDIT