Hamilton në krizë, po i përsëriten problemet e Schumacherit
H

Hamilton në krizë, po i përsëriten problemet e Schumacherit

Lewis Hamilton po kalon sezonin e tij më të dobët në Formula 1, pa asnjë podium dhe me performancë shumë poshtë pritshmërive te Ferrari. Britaniku ka mbledhur vetëm 148 pikë, shumë larg shokut të skuadrës Charles Leclerc, ndërsa David Coulthard paralajmëron se Hamilton mund të jetë duke hyrë në të njëjtën fazë rënie që përjetoi Michael Schumacher gjatë viteve të tij në Mercedes.

Sipas Coulthard, Hamilton nuk po tregon më shpejtësinë natyrale që e dallonte dikur dhe ka vite që nuk dominon shokët e tij të garazhit. Krahasimet me Schumacherin forcohen nga statistikat, as pole position, as podium, dhe shumë gabime këtë sezon.

Hamilton shpreson që Ferrari të sjellë përmirësime të mëdha në 2026, përndryshe rrezikon që krahasimet me fundin e karrierës së Schumacherit të kthehen në realitet.

TË FUNDIT