Sezoni i jashtëzakonshëm i Barcelonës në 2024/25 është kurorëzuar me dy çmime prestigjioze nga gazeta Marca.
Trajneri Hansi Flick u vlerësua me trofeun Miguel Muñoz si trajneri më i mirë i La Ligas, pas një sezoni ku blaugranat fituan kampionatin, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës dhe arritën deri në gjysmëfinalet e Champions League.
Në anën tjetër, talenti 17-vjeçar Lamine Yamal u shpall Lojtari i Sezonit, duke fituar çmimin Alfredo Di Stéfano dhe duke u bërë lojtari më i ri që e merr këtë trofe.
Me 9 gola dhe 15 asistime në 35 ndeshje, ai ishte një nga shtyllat kryesore të ofensivës së Barcelonës.
Flick, i cili iu bashkua klubit në maj të vitit 2024 pas largimit nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë, ka rikthyer skuadrën katalanase në majat e futbollit spanjoll. /AutoPortali



