Vdes ish-boksieri i njohur amerikan
V

Vdes ish-boksieri i njohur amerikan

Ish-boksieri i njohur amerikan, Vanes Martirosyan, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare si pasojë e sëmundjes së kancerit të lëkurës.

Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij dhe burime pranë kampit të sportistit.

Martirosyan ishte një emër i njohur në botën e boksit, pasi kishte përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike të Athinës 2004, ku garoi në peshat e lehta.

Karriera e tij profesionale u zhvillua më pas me sukses, duke u përballur me emra të mëdhenj të sportit.

Momenti që e riktheu në qendër të vëmendjes ishte viti 2018, kur ai zëvendësoi Canelo Alvarezin në përballjen ndaj Gennady Golovkin.

Megjithëse u mposht në atë duel, Martirosyan fitoi respekt të madh për guximin dhe vendosmërinë e treguar.

Vdekja e tij ka prekur komunitetin e boksit, ndërsa shumë sportistë dhe trajnerë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e një atleti të përkushtuar dhe një njeriu të dashur. /AutoPortali

TË FUNDIT