Hamilton më i zhgënjyer se kurrë (VIDEO)
H

Hamilton më i zhgënjyer se kurrë (VIDEO)

Lewis Hamilton ka thënë se nuk i gëzohet sezonit të Formula 1 për vitin 2026, pasi fundjava shumë e dobët në Las Vegas e shtoi zhgënjimin e tij në një vit tashmë tepër të vështirë. Britaniku u kualifikua i fundit për herë të parë në karrierë vetëm për mungesë ritmi dhe përfundoi i dhjeti, më pas u ngrit në vendin e tetë pas skualifikimit të McLarenit.

“Është e tmerrshme, nuk ka asgjë pozitive. Mezi pres të përfundojë. Nuk po i gëzohem sezonit të ardhshëm”, tha ai.

Shefi i Ferrarit, Frederic Vasseur, kërkoi qetësi, duke thënë se komentet erdhën nën emocione të forta dhe se ekipi do të analizojë gjithçka. Ai kujtoi se nisja nga vendi i 20-të e prishi garën, pavarësisht ritmit të mirë në prova.

Hamilton është aktualisht i gjashti në renditje dhe ende pa podium me Ferrarin. Ai e përshkroi këtë sezon si “më të keqin ndonjëherë”, duke thënë se pavarësisht përpjekjeve, gjithçka “po shkon gjithnjë e më keq”.

TË FUNDIT