FC Prishtina ndahet me trajnerin Arsim Thaqi
F

FC Prishtina ndahet me trajnerin Arsim Thaqi

Klubi bardhekaltër ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së vet se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, duke e falënderuar për punën e bërë dhe duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen pas humbjes në shtëpi ndaj Malishevës dhe rënies së dukshme të formës së skuadrës në javët e fundit, megjithëse Prishtina e nisi sezonin në mënyrë të shkëlqyer.

Në komunikatën e publikuar, klubi kryeqytetas i cili vazhdon të mbajë kreun e Superligës, largimin e trajnerit dhe bën të ditur se shumë shpejt do të njoftojë për hapat e mëtejmë në stafin teknik.

 

Njoftimi i plotë:

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale.

TË FUNDIT