Zarco kritikon MotoGP-në
Z

Zarco kritikon MotoGP-në

Johann Zarco vazhdon të jetë i pakënaqur me sistemin e ri të komunikimit radio në MotoGP, duke thënë se zhurma statike e bën atë pothuajse “të padobishëm”.

MotoGP po teston një radio me komunikim dy-drejtimësh, e ngjashme me atë të Formula 1, që lejon bisedë mes pilotëve dhe bokseve në kohë reale. Ndryshe nga sistemet klasike, kjo radio përdor një altoparlant të vendosur mbi kockën e veshit, jo kufje.

Zarco, pasi e testoi edhe në Aragon dhe së fundi në Valencia, thotë se problemi kryesor është zhurma e madhe.

“Është çmenduri sa larg janë nga objektivi. Sa herë dërgonin mesazh, dëgjohej vetëm statik. Mund ta gjeja kuptimin vetëm sepse disa fjalë janë të thjeshta, si ‘flamuri i bardhë’. Por zhurma ishte e madhe”.

Ai shtoi se me helmetën, erën dhe lëvizjen e kokës gjatë ngasjes, dëgjimi bëhet edhe më i vështirë.

“Kur përshpejton, nuk dëgjon asgjë. Vetëm në kthesa të ngadalta. Për mua, është i padobishëm”.

Johann Zarco, Team LCR Honda

Edhe pse sistemi synon të zgjerojë komunikimin përtej tabelave të bokseve dhe mesazheve në ekran, Zarco thotë se cilësia e radios është shumë e dobët krahasuar me teknologjitë moderne.

“Me gjithë teknologjinë audio që ekziston sot, nuk e kuptoj si nuk gjejnë një frekuencë funksionale”, u shpreh ai.

TË FUNDIT