Kush janë të vlerësuarit dhe të dështuarit e Grand Prix të Las Vegas 2025? Ja notat e garës.
Max Verstappen – nota 10
Verstappen rikthehet si kërcënim serioz për McLaren. Në kualifikime shmangu rreziqet, ndërsa në garë u nis si raketë, duke e shtyrë Norris drejt gabimit. Më pak spektakolar, por perfekt dhe efektiv.
George Russell – nota 8
Shumë i fortë: 2-i në garë dhe i qëndrueshëm. Megjithatë, humbi menjëherë DRS ndaj Verstappen dhe aty gara për të mbaroi.
Andrea Kimi Antonelli – nota 10
Fantastik! Nga vendi i 17-të në start në një podium virtual falë sanksioneve të McLaren. Në pistë e mbaroi i 5-ti, duke bërë 48 xhiro me të njëjtin set gomash. Debutues që bën gjëra të mëdha.
Charles Leclerc – nota 9
Edhe me McLaren të skualifikuar nuk arrin dot në podium. Ferrari dukej sikur “rrëshqiste në akull” në kualifikime. Në garë bëri disa parakalime të mira, por sërish rezultat i hidhur për dikë që meriton më shumë.
Carlos Sainz – nota 9
Shkëlqeu me Williams. I shpejtë, i sigurt, i fortë në kualifikime dhe garë. Një tjetër konfirmim i madh.
Isack Hadjar – nota 8
6-i dhe i qëndrueshëm në një fundjavë të vështirë. Sprovë e kaluar me sukses.

Nico Hulkenberg – nota 8
Sërish në pikë dhe mbi rivalët e drejtpërdrejtë. I besueshëm si gjithmonë.
Lewis Hamilton – nota 6
Fund i grilës në kualifikime, i pafuqishëm në të ftohtë e në lagështi. Në garë rikuperon deri në vendin e 8-të, por një fundjavë për t’u harruar. Nota 6 për të mos e rënduar më shumë.
Esteban Ocon – nota 7.5 & Ollie Bearman – nota 7
Të dy në pikë me Haas. Ocon pak më i fortë. Të dy të qëndrueshëm, pa gabime të mëdha.

Lando Norris – nota 9
Jashtë pikëve për shkak të skualifikimit, por gara dhe kualifikimi i tij ishin të shkëlqyera. Vetëm gabimi i madh në kthesën 1 i prishi planet.
Oscar Piastri – nota 5
I humbur. 1 sekondë më i ngadaltë se Norris në kualifikime dhe pa ritëm për Russell. Moment i dobët për australianin.
Gabriel Bortoleto – nota 3
Futje “kamikaze” në kthesën 1 dhe penalitet me 5 pozicione për Katarin. Ka humbur qetësinë.
Liam Lawson – nota 5
Nis nga vendi i 6-të, por gabon rëndë në frenim dhe përplaset me Piastri. Gara nuk fitohet në kthesën e parë.
Yuki Tsunoda – nota 5
Gabim i ekipit në presionin e gomave, por japonezi gjithsesi mbetet nën pritshmëri, sidomos me Verstappen që shkëlqen.
Alex Albon – nota 4
Gabime në kualifikime dhe në garë (përplasje me Hamilton). Shumë zhgënjyese duke parë potencialin e Williams.
Ferrari – nota 4
Një tjetër fundjavë e mjerueshme. Tani duket e sigurt përfundimi i vitit në vendin e 4-të të konstruktorëve. Makina e këtij sezoni është një dështim total.



