Miku i ngushtë i Michael Schumacher-it, Richard Hopkins, ka deklaruar se dyshon që bota do ta shohë ndonjëherë sërish shtatë herë kampionin e Formula 1. Schumacher u lëndua rëndë në një aksident skijimi në dhjetor 2013 dhe prej atëherë është në koma të induktuar, duke u kuruar në shtëpi nën kujdesin e familjes dhe një ekipi të vogël mjekësor.
Hopkins thotë se rrethi i njerëzve që mund ta vizitojnë është shumë i kufizuar, mes tyre Jean Todt dhe Ross Brawn dhe se familja ruan maksimalisht privatësinë e tij. Ai shton se, megjithë respektin e madh që miqtë e Schumacher-it kanë për të, askush nuk flet për gjendjen e tij reale.
)
Ai kujton Michaelin si njeri të jashtëzakonshëm, baba dhe bashkëshort të përkushtuar. Së fundmi, sipas gazetarit të “L’Équipe”, Schumacher ka nënshkruar një helmetë për një ankand bamirësie me ndihmën e gruas së tij, por nuk ka ende konfirmim zyrtar për këtë gjest.



