Raportet nga Madridi tregojnë se tensionet mes Vinicius Junior dhe trajnerit Xabi Alonso janë thelluar ndjeshëm.
The Athletic shkruan se braziliani i ka bërë të qartë presidentit Florentino Perez se nuk do të rinovojë kontratën nëse Alonso mbetet në krye të Real Madridit.
Roli i Viniciusit është zvogëluar pas ardhjes së Kylian Mbappé dhe ndryshimeve taktike, ndërsa shpërthimi i tij në El Clasico e bëri të dukshme pakënaqësinë.
Kontrata i skadon në vitin 2026 dhe bisedimet për rinovim kanë mbetur pezull.
Real Madridi shpreson të stabilizojë situatën nëpërmjet rezultateve dhe ndërhyrjes së Perezit e Calafat, por nëse raportet Alonso–Vinicius nuk rregullohen, klubi mund të detyrohet të marrë një vendim të vështirë për të ardhmen e skuadrës. /AutoPortali



