Klube të mëdha angleze shprehin interesim për Vinicius Jr
K

Klube të mëdha angleze shprehin interesim për Vinicius Jr

Manchester United dhe Liverpooli po monitorojnë me vëmendje të ardhmen e Vinicius Jr, pasi braziliani nuk po e merr në konsideratë rinovimin e kontratës me Real Madridin në kushtet aktuale.

25-vjeçari, një nga figurat kryesore të klubit që prej vitit 2018, raportohet se ka marrëdhënie të tensionuara me trajnerin Xabi Alonso.

Lexo edhe:

E ardhmja e Vinicius Jr te Real Madridit vie në pikëpyetje

Situata u rëndua së fundmi, kur Alonso e zëvendësoi gjatë El Clasicos, vendim që shkaktoi irritimin e lojtarit, pavarësisht se ai kërkoi falje më pas.

Kontrata e Viniciusit skadon në verën e vitit 2027, por përplasjet me trajnerin kanë krijuar pasiguri për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Nëse kriza vazhdon, Real Madridi rrezikon ta humbasë lojtarin me parametra zero brenda 18 muajsh.

Kjo situatë ka tërhequr menjëherë interesin e disa klubeve të mëdha të Premier League, të gatshme të shfrytëzojnë çdo mundësi për të siguruar nënshkrimin e yllit brazilian. /AutoPortali

TË FUNDIT