Tovërlani rikthehet te Prishtina pas 11 vjetësh, vjen zyrtarizimi
T

Tovërlani rikthehet te Prishtina pas 11 vjetësh, vjen zyrtarizimi

FC Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardh e kaltërve.

“Toki” kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.

Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, duke arritur rezultate mbresëlënëse.

Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit.

Përveç arritjeve si trajner, Afrim Tovërlani ka një histori të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës.

Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, ai ishte një prej figurave kyçe të skuadrës, madje edhe kapiten për një periudhë të gjatë.

Me fanellën bardh e kaltër, Tovërlani ka fituar edhe trofe të rëndësishëm si futbollist, duke kontribuar në periudhat më të lavdishme të klubit. /AutoPortali

TË FUNDIT