Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nesër luan miqësoren e parë për këtë vit. Përballë Dardanëve do të jetë Armenia, ndaj së cilës sulmuesi Vedat Muriqi pret fitore.
“Në prag të ndeshjes ndaj Armenisë, jemi përgatitur shumë mirë si fizikisht ashtu edhe psikikisht. Edhe pse është miqësore, për ne është me rendësi ta fitojmë ndeshjen, sepse duhet të adaptohemi dhe mësohemi me fitore”, ka thënë fillimisht Muriqi në konferencë për shtyp.
“Besoj që Kosova është favorite, pasi lojtarët si individualisht ashtu edhe si ekip, siç e kemi analizuar Armeninë, jemi më të mirë se ta”.

“Por, ky është futboll dhe nuk i dihet. Ne do të dalim me maksimumin tonë dhe do të demonstrojmë edhe në fushë që jemi favorit”, përfundoi sulmuesi prizrenas
Ndeshja zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.



