Talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, i është dashur shpesh të përballet me krahasimet me Lionel Messin, por në një intervistë të fundit për CBS News, 18-vjeçari ka theksuar se synon të ndërtojë identitetin e vet në futboll.
“Messi është më i miri në histori”, u shpreh Yamal, duke shtuar se as ai vetë dhe as argjentinasi nuk mendojnë që ai duhet të bëhet “Messi i ri”. “Dua të ndjek rrugën time, kaq”, tha ai.
Yamal është bërë një nga figurat më premtuese të klubit katalanas, sidomos pasi u shndërrua në debutuesin më të ri në historinë e Barcelonës dhe mahniti publikun me talentin e tij.
Megjithatë, ai thekson se nuk kërkon të ecë në hijen e legjendës së Camp Nou-së, por të krijojë historinë e tij personale në futboll. /AutoPortali



