Manchester United shpreh interesim për yllin e Real Madridit
M

Manchester United shpreh interesim për yllin e Real Madridit

Real Madridi po synon të forcojë skuadrën për vitin 2026, por situata brenda ekipit mund të çojë në largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm: Federico Valverdes.

Gjatë sezonit kanë qarkulluar raportime për pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, ku Vinicius Junior dhe disa futbollistë të tjerë thuhet se janë përfshirë në përplasje me trajnerin Xabi Alonso.

Mes tyre edhe Valverde, i cili raportohet të ketë marrëdhënie të ftohtë me strategun spanjoll.

Sipas mediave britanike (via CaughtOffside), nëse Alonso vazhdon të mbetet në krye të Real Madridit, mesfushori uruguaian mund të kërkojë largimin dhe destinacioni më i mundshëm duket Premier League.

Manchester United është një nga klubet e interesuara dhe thuhet se është gati të paraqesë një ofertë rreth 80 milionë euro, ndonëse Real Madridi e vlerëson lojtarin mbi 100 milionë euro.

Për momentin, një transferim duket i pamundur, por pritet që United të rikthehet me një ofertë të re në verën e ardhshme.

Alonso ende nuk i ka gjetur rolin ideal Valverdes në sistemin e tij, por nëse kjo ndryshon, uruguaiani pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm.

Për këtë arsye, Real Madridi nuk ka arsye të shesë mesfushorin, dhe gjithashtu besohet se vetë lojtari nuk është i prirur të largohet nga “Santiago Bernabeu”. /AutoPortali

TË FUNDIT