Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës. Po ashtu duket se aty është edhe një autoambulancë, përcjell AutoPortali.
Klankosova.ta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për rastin në fjalë.




