Skenarët për titullin e sivjetmë në Formula 1
S

Skenarët për titullin e sivjetmë në Formula 1

Pas fitores së Max Verstappen në Katar, kampioni do të vendoset në garën finale më 7 dhjetor në Abu Dhabi. Tre pilotë janë ende në lojë: Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri.

Si mund të fitojnë titullin:

Lando Norris shpallet kampion nëse përfundon në Top 3, pavarësisht rezultateve të të tjerëve.

Max Verstappen duhet të fitojë, dhe Norris nuk duhet të jetë më lart se vendi i katërt.

Oscar Piastri ka misionin më të vështirë: edhe nëse fiton, Norris nuk duhet të përfundojë më mirë se vendi i gjashtë.

Të tre pilotët kanë nga 7 fitore, prandaj barazimi vendoset me triumfet sezonale.

McLaren gaboi rëndë në Katar duke mos futur pilotët në bokse gjatë safety car-it, ndërsa Red Bull reagoi perfekt me Verstappenin. Max u tall pas garës duke thënë: “Tani më thërrisni Chucky”, duke aluduar se si rikthehet gjithmonë në lojë edhe kur mendohet i mposhtur.

Oscar Piastri: Watch the stunning moment McLaren star shocked Lando Norris and Max Verstappen to lead the Hungarian Grand Prix... as incredible act of generosity sees Aussie seal maiden victory | Daily

Shefi i McLarenit, Zak Brown, e pranoi gabimin, ndërsa Norris u shpreh i zhgënjyer dhe kërkoi që ekipi të analizojë situatën.

Finalja në Abu Dhabi pritet të jetë një nga betejat më dramatike të viteve të fundit në Formula 1.

TË FUNDIT