Barcelona përgatitet për sfidën e rëndësishme ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma në La Liga, dhe trajneri Hansi Flick ka ndarë qëndrimin e tij para takimit që pritet të jetë vendimtar për garën në krye të tabelës.
“Ndihem i fortë dhe plotësisht i gatshëm për gjithë sezonin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e FC Barcelonas”, deklaroi Flick, duke konfirmuar se ai dhe ekipi janë të përqendruar maksimalisht.
Tekniku gjerman vlerësoi cilësitë e madrilenëve, por theksoi besimin te skuadra e tij: “Do të përballemi me një skuadër fantastike. Jemi në krye, por ka ende shumë rrugë përpara. Po punojmë fort për t’u rikthyer në nivelin tonë më të mirë”.
Flick gjithashtu sqaroi një moment të kapur nga kamerat pas ndeshjes me Alavesin, ku Raphinha u pa në një bisedë me të në pankinë.
“Pas ndeshjes, Raphinha po më thoshte të njëjtën gjë si herën e kaluar: do të përmirësohemi. Do të jemi shumë më të mirë në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri blaugrana.
Barcelona synon të mbajë ritmin e kreut dhe ta shfrytëzojë sfidën ndaj Atleticos për të forcuar pozitat e saj në kampionat. /AutoPortali



