Ott Tanak zhvilloi garën e tij të fundit me Hyundai në Rally Saudi Arabia, pasi kampioni i botës 2019 vendosi të marrë një pauzë nga garat me kohë të plotë vitin e ardhshëm për t’u fokusuar te familja dhe për t’u rikuperuar mendërisht.
Piloti estonez ishte në luftë për fitoren, por disa shpime gomash i shuan shpresat për një përfundim në podium. Megjithatë, Tanak u shpreh se nuk ka asnjë pendim dhe ndihet mirënjohës që ka pasur mundësinë të ndjekë ëndrrën e tij në WRC.
Gjatë karrierës së tij, që nisi në 2009, ai garoi për M-Sport, Toyota dhe Hyundai, duke fituar 22 gara, 58 podiume dhe titullin botëror në 2019.
Tanak tha se është gati për një shkëputje pas 15 vitesh me kalendar të ngjeshur: “WRC është sport pa pushime. Tani dua të ç’kyçem pak dhe të shijoj disa pushime”.
Ai nuk e përjashton rikthimin në të ardhmen, por për momentin planifikon të pushojë dhe të largojë vëmendjen nga garat.



