Red Bull (nuk) do ta ndërrojë pilotin në finalen e Abu Dabit?
R

Red Bull (nuk) do ta ndërrojë pilotin në finalen e Abu Dabit?

Max Verstappen ka nevojë urgjente për mbështetje nga shoku i ekipit në garën vendimtare të Abu Dabit, por Yuki Tsunoda nuk ka arritur ta ndihmojë gjatë gjithë sezonit. Tifozët kërkojnë zëvendësimin e tij me Isack Hadjar, por sipas zyrtarit  Ralf Bach, kjo është e pamundur: “Nuk është kaq e thjeshtë. Ai duhet të përshtatet me makinën, rrezikon të dështojë menjëherë”.

Red Bull nuk ka as Hadjarin, as Arvid Lindbladin të gatshëm për një debutim kaq të rrezikshëm, ndaj Tsunoda do të vazhdojë të garojë. Japonezi pritet të jetë pilot rezervë në 2026, gjë që ekipi shpreson ta motivojë për Abu Dabin.

Verstappen ka 396 pikë, vetëm 12 më pak se Lando Norris. Por për t’u shpallur kampion nuk i mjafton fitorja, duhen dy pilotë mes tij dhe Norrisit. Problemi është se Tsunoda nuk ka përfunduar kurrë më lart se vendi i gjashtë dhe shpesh vonohet më shumë se një minutë.

Red Bull po e mbyll sezonin duke ndjerë edhe mungesën e ish-pilotit Sergio Perez.

TË FUNDIT