Chevrolet me përmirësim të madh për vitin 2026
C

Chevrolet me përmirësim të madh për vitin 2026

Chevrolet po përditëson Camaro ZL1 për sezonin 2026 të NASCAR Cup, me ndryshimet më të mëdha të trupit të makinës që nga futja e “Next Gen”. Edhe pse duket e ngjashme me modelin aktual, çdo panel i karrocerisë është rishikuar për ta bërë makinën më të shpejtë në pistat e shkurtra, të mesme dhe për të përmirësuar aerodinamikën në superspeedways si Daytona e Talladega.

Ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesat e reja të ftohjes që NASCAR vendosi, duke detyruar prodhuesit të ridizenjojnë daljet e radiatorëve dhe aerodinamikën. Chevrolet mbeti pak pas Ford dhe Toyota-s, ndaj vendosi një rishikim të plotë për 2026.

Kyle Larson, Hendrick Motorsports Chevrolet

Modeli i ri përfshin:

Hapje më të mëdha në kapak (louvers) për menaxhim më të mirë të ajrit dhe ftohjes

Parakolp dhe anësore të ridizenjuara, të frymëzuara nga paketa “Carbon Performance” e Camaro ZL1

Spoler dhe pjesë të pasme më agresive, me drita të reja trupore

Aerodinamikë më të balancuar për më shumë downforce pa humbur efikasitet

GM ka zhvilluar edhe një paketë zyrtare aerodinamike për Camaro ZL1 të rrugës, e cila rrit downforce deri në 361%.

Makinat e reja 2026 tashmë kanë bërë testet e para në Bristol dhe do të vazhdojnë testimet në dimër. Debutimi i plotë pritet para garës “The Clash” në shkurt.

TË FUNDIT