Antonelli tregon vështirësitë në sezonin e tij debutues
A

Antonelli tregon vështirësitë në sezonin e tij debutues

Andrea Kimi Antonelli ka pranuar se ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë sezonit të tij të parë me Mercedes, duke u përballur si me komente kërcënuese online, ashtu edhe me një krizë besimi pas një përmirësimi të dështuar të makinës.

Incidenti në Katar, ku ai kaloi mbi bordurat e pistës dhe i hapi rrugën Lando Norris-it të merrte vendin e katërt, solli shpërthim urrejtjeje në rrjetet sociale. Antonelli tregoi se, pasi pa komentet, ato e prekën shumë.

Problemet filluan gjatë verës, kur një ndryshim në pezullimin e pasmë e bëri makinën të paqëndrueshme dhe ai pati rezultate shumë të dobëta, kulmuar me dështimin në kualifikime në Belgjikë. Ai pranoi se në atë periudhë madje filloi të “dyshonte te vetja”.

Pas rikthimit te konfigurimi i vjetër, forma e tij u përmirësua dhe ai arriti podiume në Sao Paulo dhe Las Vegas. Tani Antonelli është vetëm dy pikë prapa Hamilton-it para finales së sezonit.

“Këtë vit kam mësuar shumë. Periudha e vështirë më bëri më të fortë dhe më të pjekur. Nç vitin tjetër do të jem shumë më i përgatitur”, tha italiani.

TË FUNDIT