Leclerc “tregon” kampionin e sivjetmë
L

Leclerc “tregon” kampionin e sivjetmë

Para garës së fundit në Abu Dhabi, Charles Leclerc tha se sezoni 2025 ka qenë i mirë për të, por jo për Ferrarin, që ka humbur shumë në performancë. Ai pranon se problemi në Katar nuk është kuptuar plotësisht, por pret që Ferrari të jetë “ekipi i tretë” këtë fundjavë.

Leclerc vlerëson përmirësimet personale, por thotë se makina nuk ka qenë në nivelin e duhur: “Shpresoj që viti 2026 të jetë një hap i madh përpara”, ka thënë piloti francez.

Për titullin botëror, ai sheh Lando Norris si favorit: “Ka 12 pikë avantazh, mendoj se do ta fitojë”.

Ai komentoi edhe sulmet online ndaj Antonellit, duke i quajtur “të papranueshme”.

Në fund, ai mbështeti vendimin e Ferrarit për të ndalur herët zhvillimin e makinës 2025: “Ishte zgjidhja e duhur për t’u fokusuar te 2026”.

TË FUNDIT