Kupa e Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duket se ka vendosur një rekord të ri për çmimin e biletave.
Mediat britanike dhe franceze raportojnë se biletat tashmë kanë dalë në shitje me çmime që tejkalojnë 1,000 euro, duke lënë pas edhe ato të Katarit 2022.
Sipas “The Sun”, tifozët do të paguajnë afërsisht dyfishin e çmimit të biletave të Botërorit të kaluar. Megjithatë, FIFA ka njoftuar se një sasi biletash me çmim të fiksuar do t’u vihet në dispozicion grupeve zyrtare të tifozëve të federatave kombëtare.
“Jemi të përkushtuar të garantojmë akses të barabartë për të gjithë tifozët”, deklaroi FIFA, duke shtuar se mbi dy milionë bileta janë shitur para hedhjes së shortit.
Faza e radhës e shitjes së biletave është planifikuar për 11 dhjetor.



