Nuk kishte sesi të mos ishte i lumtur CEO, Zak Brown, pasi McLaren mbylli një sezon fantastik me sukses të dyfishtë, duke u konfirmuar kampion për konstruktorë, ndërsa tashmë edhe për pilotë.
“Vitin e kaluar e mbyllëm kampionatin duke luftuar deri në fund me Ferrarin, skuadrën më ikonike, është gjithmonë kënaqësi të përballesh me ata djem. Red Bull është një ekip fantastik dhe Max është një pilot i jashtëzakonshëm, për t’i mposhtur duhet të japësh maksimumin. Lando dhe Oscar formojnë me të vërtetë një skuadër ëndrrash, dhe të gjithë në McLaren kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Brown.
“Mund t’ju siguroj se edhe ne u trembëm pak me ‘papaya rules’, por kemi dy pilotë të mëdhenj, të denjë për t’u bërë kampionë. Duam të garojmë fort, por në mënyrë të drejtë. E dimë që kjo sjell rreziqe të mundshme, por unë e preferoj kështu. Nuk mund të isha më i lumtur për pilotët tanë dhe mezi pres të festoj titullin edhe me Piastrin”, deklaroi Brown.



