Titulli i Lando Norris në sezonin 2025 ndaloi përpjekjen e Max Verstappen për të barazuar rekordin e Michael Schumacher me pesë tituj radhazi. Holandezi e mbylli kampionatin vetëm dy pikë pas britanikut, megjithëse pati më shumë fitore (8 ndaj 7).
Vendimtare rezultoi gara në Katar, ku Norris e kaloi Kimi Antonellin dhe fitoi dy pikë shtesë, pikërisht diferenca që i dha titullin. Për këtë arsye, Antonelli është parë duke i kërkuar falje Verstappenit. Po të kishte mbetur pas italianit, Verstappen do ta kishte fituar kampionatin falë më shumë fitoreve.
Pas akuzave nga Red Bull se Antonelli ishte shmangur qëllimisht, piloti i ri u përball me kërcënime, ndërsa Verstappen i doli në krah duke i thënë se “nuk ka asgjë për t’u penduar”.

Ky nuk ishte episodi i vetëm: përplasja mes dyshes në GP të Austrisë i mori Verstappen-it pikë të rëndësishme.
Norris u bë kampioni i ri i F1, duke treguar se konsistenca mund të vlejë më shumë se numri i fitoreve, siç ka ndodhur edhe me Rosbergët dhe Hamiltonin në të kaluarën.



