Jack Miller thotë se Yamaha M1 “nuk është motor për stilin e tij të pilotimit”, por megjithatë ai arriti të nxjerrë maksimumin prej saj gjatë sezonit 2025 me Pramac.
Pas largimit nga KTM në fund të 2024-s, australiani u bashkua me Yamaha-n si pilot satelitor dhe përfundoi sezonin me pesë paraqitje në top-10, duke u renditur i 17-ti, dy pozita para Alex Rins-it.
Miller theksoi se përshtatja nuk ishte e lehtë, por progresi në garat e fundit i dha më shumë stabilitet dhe ndjesi nga pjesa e përparme e motorit. Ai beson se kalimi i Yamahës në motorin e ri V4 për vitin 2026 nuk do të jetë sfidë më e madhe se përshtatja që bëri këtë vit.
“Jam i lumtur që e bëmë M1 të funksionojë, në letër nuk është motori për stilin tim, por arritëm rezultate të forta”, tha Miller.



