Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, një nga figurat më të mëdha të historisë së sportit në Kosovë. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.
Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të boksit të Prishtinës, ekip që në vitet ’70 dhe ’80 dominoi në ish-shtetin federativ dhe i dha Kosovës krenari të madhe me paraqitjet e tij.
Me karrierën e tij të pasur, ai u konsiderua një prej emrave më të rëndësishëm të ringut shqiptar. /AutoPortali



