Nico Rosberg tregon sa i kushtoi aksidenti me Hamiltonin në Barcelonë
N

Nico Rosberg tregon sa i kushtoi aksidenti me Hamiltonin në Barcelonë

Nico Rosberg ka treguar një detaj të panjohur më parë rreth rivalitetit të tij me Lewis Hamiltonin gjatë kohës që të dy ishin shokë skuadre te Mercedes. Ai tha për Sky Sports UK se kishte nënshkruar një kontratë sipas së cilës, në rast aksidenti me Hamiltonin, të dy duhej të paguanin gjysmën e dëmeve.

Kjo lidhet veçanërisht me aksidentin e famshëm në Çmimin e Madh të Spanjës 2016, ku të dy u përplasën dhe i hapën rrugën fitores së parë të Max Verstappen.

Rosberg zbuloi se atëherë i ishte dashur të paguante 360.000 euro. I pyetur me humor se kush ishte fajtor, ai u përgjigj: “Sigurisht Lewis, ç’pyetje është kjo”.

Rivaliteti mes tyre (2014–2016) ishte i ashpër dhe emocional, ndryshe nga raporti shumë më i qetë mes pilotëve të sotëm si Norris dhe Piastri. Rosberg e fitoi titullin në 2016 dhe, i rraskapitur nga lufta e brendshme, u tërhoq menjëherë pas sezonit.

TË FUNDIT