Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një zyrtar policor
A

Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një zyrtar policor

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku ka humbur jetën një zyrtar policor.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.  Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT