Marquez u jep fund spekulimeve për të ardhmen
M

Marquez u jep fund spekulimeve për të ardhmen

Pas spekulimeve për tërheqje, Marc Marquez do të vazhdojë në MotoGP edhe për sezonet 2027 dhe 2028. Kampioni nëntë herë bote ka nënshkruar tashmë vazhdimin e kontratës me Ducati Lenovo Team, megjithëse marrëveshja ende nuk është bërë zyrtare.

Ai do të garojë në një ekip me Pedro Acosta, i cili pritet të transferohet nga KTM në fund të sezonit. Marquez nuk ka kundërshtuar këtë lëvizje, duke hedhur poshtë zërat se ndikon në përzgjedhjen e shokëve të skuadrës.

Ndërkohë, gara e radhës zhvillohet në Jerez, ku Marquez synon fitoren e parë të sezonit, ndërsa në renditje kryeson Marco Bezzecchi.

TË FUNDIT