Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme morale në La Liga, duke mposhtur Alavesin me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes, trajneri Xabi Alonso theksoi unitetin brenda skuadrës, duke deklaruar se të gjithë janë të përqendruar në të njëjtin objektiv.
Edhe pse e ardhmja e Alonsos ishte përfolur në hierarkinë e klubit vetëm gjashtë muaj pas marrjes së drejtimit të ekipit, suksesi në “Mendizorroza” ka ulur ndjeshëm presionin mbi teknikun spanjoll.
“Skuadra tregoi garë dhe përkushtim. Bashkimi është çelësi për stabilitet dhe përmirësim të vazhdueshëm”, deklaroi Alonso, duke shtuar se Real Madridi duhet të ruajë këtë frymë, pasi sezoni është ende i gjatë dhe kërkon vazhdimësi.
Fitorja erdhi me vështirësi për madrilenët, të cilët siguruan tri pikët me rezultatin minimal 1-2.
Ndeshja u shënua edhe nga debutimi i mbrojtësit 19-vjeçar Valde, i cili u aktivizua për shkak të mungesave të Fran Garcia dhe Alvaro Carreras.
Ai u bë mbrojtësi i tretë më i ri që debuton si titullar me Real Madridin në këtë shekull, pas Raphael Varane dhe Achraf Hakimi.
Valde regjistroi një paraqitje solide, duke u bërë debutuesi i parë i Real Madridit në La Liga që nga viti 2013 që realizon pesë ose më shumë ndërhyrje dhe fiton mbi 12 duele në një ndeshje.
“Goli i pësuar erdhi nga e vetmja situatë ku Valde pati vështirësi. E përgëzoj për debutimin”, u shpreh Alonso.
Në vazhdim, Real Madridi do të përballet me Talaveran në Kupën e Mbretit të mërkurën, ndërsa të shtunën do të presë Sevillan në kuadër të La Ligës. /AutoPortali



