Oldtimer Club Kosova mori pjesë në maratonën “Vrapo Babadimër”
O

Oldtimer Club Kosova mori pjesë në maratonën “Vrapo Babadimër”

Në Sheshin “Skënderbeu” është mbajtur edicioni jubilar, i dhjeti me radhë i “maratonës” me moton “Vrapo Babadimër”.

Në këtë event të veçantë, përveç hapave të vrapuesve, sheshi u zbukurua edhe nga eleganca e disa veturave oldtimer, ku pjesëmarrës ishte edhe Oltimer Club Kosova.

Pjesëmarrja e klubit me vetura klasike i dha maratonës një ndjenjë nostalgjie dhe hijeshi, duke bashkuar traditën, pasionin për automjetet dhe frymën festive të fundvitit.

Poashtu, për herë të parë OLDTIMER CLUB KOSOVA ishte sponsor SILVER i  kësaj iniciative që bashkon sportin, solidaritetin dhe shpirtin festiv.

Kjo maratonë tradicionale, ka për qëllim të mbështesë fëmijët me leukemi dhe familjet në nevojë.

Oldtimer Club Kosova ka falënderuar organizatorin Jusuf Islami, për ftesën dhe të gjithë pjesëmarrësit për energjinë pozitive.

TË FUNDIT