Genc Macula vazhdoi dominimin në e-auto sllallom
G

Genc Macula vazhdoi dominimin në e-auto sllallom

Genc Macula për të treti vit radhazi doli kampion në disiplinën e-auto sllallom.

Anëtari i Eurogoma Racing Team edhe në vitin 2025 ishte në nivel të lartë garues, duke triumfuar në një konkurrencë mjaft të fortë.

“Këtë vit e përjetova sërish fuqinë e garës, emocionet, adrenalinën dhe gjithçka që sollën sfidat. Konkurrenca ishte më e fortë se kurrë dhe na shtyu të shkojmë përtej limiteve tona. Gjithsesi jam shumë i kënaqur me rezultatet e arritura”, ka thënë Macula.

Suksesi i tij ishte i veçantë edhe për faktin se u përsërit për të tretin vit radhazi.

“Për mua, ky sezon ka një rëndësi të veçantë, sepse solli një tjetër sukses të madh. Falë punës së vazhdueshme, pasionit dhe përkushtimit, arrita të triumfoj për të tretin vit radhazi në këtë disiplinë. Jam mirënjohës dhe jashtëzakonisht krenar për këtë arritje”, ka shtuar Macula.

Ai është shprehur optimist se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me rezultate të tilla.

TË FUNDIT