Red Bull me përshkrim interesant për Verstappenin
R

Red Bull me përshkrim interesant për Verstappenin

Laurent Mekies, shefi i Red Bull, ka thënë se Max Verstappen është më i shtrenjti, por gjithashtu “sensori më i mirë që kemi në makinë”. Mekies ka theksuar se ai është shumë i impresionuar nga holandezi, madje më shumë se sa kishte pritur para se të bashkohej me ekipin.

Mekies shpjegoi se Verstappen është jashtëzakonisht i ndjeshëm në lidhje me makinen dhe ka një feedback teknik të jashtëzakonshëm. Ai shtoi se Verstappen është gjithashtu i dedikuar plotësisht për motorsport, duke punuar pa ndalë, madje duke garuar edhe në fundjavë me makina GT3 kur ka mundësi.

“Ai jeton motorsport ditë e natë”, tha Mekies, duke theksuar se angazhimi i Verstappen ka qenë i jashtëzakonshëm, veçanërisht gjatë periudhës së vështirë të ekipit në sezonin 2025.

TË FUNDIT