Dy skuadrat shqiptare që po marrin pjesë në fazën e ligës së Conference League, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, kanë arritur të mbesin në mesin e 24 ekipeve që vazhdojnë garat në këtë turne evropian.
Edhe pse të dyja pësuan humbje në ndeshjet e fundit, ato u renditën në pozitat 20 dhe 22, duke siguruar kualifikimin në fazën e play-off-it të Conference League.
Drita u mposht me rezultat 3-0 nga skuadra spanjolle Rayo Vallecano, ndërsa Shkëndija pësoi humbje minimale 1-0 ndaj ekipit qipriot AEK Larnaca.
Skuadrat që përfundojnë fazën e ligës brenda 24-shes do të zhvillojnë nga dy ndeshje shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa tetë ekipet më të mira të kësaj faze kalojnë direkt pa luajtur play-off.
Ekipet shqiptare do t’i zhvillojnë ndeshjet e radhës në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin evropian. /AutoPortali



